Partia Demokratike dyshohet se ka lidhur kontrata me një kompani Amerikane lobimi dhe ka fshehur burimin e financimit.

Porkuroria pas këtij lajmi ka nisur verifikimet për burimet e financimit të Partisë Demokratike. Sipas informacioneve do të ketë verifikim të dokumenteve të këtyre kontratave.

Prokuroria ka nisur verifikimet e kontratës 1 milion dollarë të lobimit  të Partisë Demokratike në SHBA. Ishte edhe Partia Socialiste më herët, që nëpërmjet kryetares në Tiranë, Blerina Gjylameti, e cila i bëri thirrje Prokurorisë për nisjen e hetimeve sa më shpejt të këtij skandali.

“ Basha nuk mund t’i shpëtojë këtij skandali, duke na akuzuar, për të hequr baltën që ka mbi vete. Kush i pagoi këto para, cili është burimi i tyre, pse prokuroria nuk nis hetimet. Ai duhet të shpjegojë se çfarë bëri në vizitën e tij në Ëashington. Janë mbi 500 mijë dollarë të një kompanie lobiste, me krijimin e farsës se Washington-i mbështet çadrën dhe opozitën. Shpenzimet e Partisë Demokratike nuk janë deklaruar,” u shpreh ajo.

Pak orë më pas, kryedemokrati Lulzim Basha i pyetur nga gazetarët në lidhje me këto akuza jashtë ambienteve të kryesisë së Kuvendit, tha se në këtë mënyrë qëveria kërkon të largojë vëmendjen nga skandalet e veta.

“Një shashkë e bazuar në mashtrime që s’mund të largojë vëmendjen nga skandalet e jashtëzakonshme të kësaj qeverie,” u shpreh Basha.

 (e.f/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb