Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Kontrolli i “Audi-t” nxjerr zbuluar tre të rinj në Elbasan, kapen me kanabis

policia-naten

ELBASAN– Tre të rinj janë arrestuar nga policia e Elbasanit, pasi gjatë një kontrolli në automjetin e tyre, u gjet një sasi e konsiderueshme lënde narkotike.

Blutë e Elbasanit kanë kapur në flagrancë shtetasit E.L, 26 vjeç, R.B, 19 vjeç, dhe D.M, 24 vjeç banues të tre në këtë qytet.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga efektivat e policisë në mjetin tip “Audi A3”, i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar “Cannabis Sativa”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
E. L, 26 vjeç banues në Elbasan.
R. B, 19 vjeç banues në Elbasan.
D. M, 24 vjeç banues në Elbasan.

Arrestimi i tyre, u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga efektivat e policisë në mjetin tip “Audi A3”, i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar “Cannabis Sativa”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

(BalkanWeb)