PUKË- Lëvizja Rinore për Integrim ka nisur sot takimet në Mbarë vendin në kuadër të Konventës së 9 qershorit. Deputetët e LSI-së, Monika Kryemadhi dhe Agron Çela kanë zhvilluar sot takime në Pukë.

Gjatë fjalës së saj, zonja Kryemadhi tha se falë LRI-së rritet edhe Lëvizja Socialiste për Integrim. Ajo shtoi se pikërisht të rinjtë, janë motori i fushatës së ardhshme.

“LRI është forca e progresit të LSI. Lëvizja Socialiste për Integrim rritet falë të rinjve dhe intelektualëve. Të rinjtë janë motori i fushatës tonë të ardhshme”,- tha ajo.

Po sipas saj LSI-ja është forca e zbatimit të ligjit.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: