Rrjeti social kinez Weibo në vitin 2009 është themeluar si një klon i Twitter. Por edhepse është kopje e rrjetit social amerikan, vlera e kësaj platforme të famshme në Kinë është rritur më shumë sesa ajo e Twitter.

Weibo tani thuhet se vlen 11.35 miliardë dollarë, ndërkaq Twitter thuhet se vlen 11.34 miliardë.

Kjo është një rritje tejet e shpejtë për rrjetin social kinez, i cili ishte regjistruar si IPO në fillim të vitit 2014 në një vlerësim prej 3.4 miliardë dollarësh. Në të njëjtën ditë, Twitter ishte fiksuar në 26.8 miliardë dollarë.

Twitter është në rënie të lirë pasiqë po dështon për të shtuar përdorues të rinj. Shërbimi ka humbur 5 milionë përdorues aktiv në muaj në 12 muajt e fundit, me numërimin e tanishme që arrin në totalin prej 313 milionëve.

Weibo, në anën tjetër është ende në rritje dhe tani numëron 282 milionë përdorues. Weibo morri 70 milionë përdorues aktivë të rinj në vitin e kaluar.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb