Kopshtari amerikan Christopher Qualley nga Minnesota ka arritur të hyjë në librin e rekordeve “Guinness” me karotën më të madhe në botë. Me 10.16 kilogramë, zyrtarisht ai hyri në librin e rekordeve për karotën më të rëndë në botë.

“Ky ishte qëllimi im. Mendoj se të gjithë që rrisin fruta dhe perime gjigante mendojnë se si të vendosin rekord botëror dhe isha me fat që unë e realizova dëshirën time”, ka thënë Christopher Qualley.

Qualley ka treguar se edhe pse fitoi rekordin nuk e ka ngrënë karotën pas çmimit. “Kam mundur ta haja, por e ripërpunova në shpresën se do të kem sërish karrota të tilla”, ka shtuar Qualley.
Rekordi botëror për karrotën më të rëndë në botë ishte 9.1 kilogramë i vendosur më 12 shtator të vitit 2014.
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb