TIRANË – Tirana ka mbledhur “Festivalin Mbarëkombëtar Folklorik për Fëmijë” në datat 22-24 nëntor, organizuar me rastin e Festave Kombëtare.
Fëmijët shqiptarë nga të gjitha trevat konkuruan dhe në fund, në mbrëmjen gala, u shpallën edhe fituesit:
Çmimin e parë e mori Qendra Artistike “House of Art”, Korçë.
Çmimin e dytë e fituan, Qendra Kulturore e Fëmijëve, Durrës dhe Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore “Emin Duraku” nga Shkupi.
Çmimin e tretë e fituan, Qendra Kulturore e Fëmijëve, Mirditë, Qendra Kulturore e Fëmijëve, Prishtinë dhe Shoqata Artistike Kulturore “Zana” nga Ulqini.

Kjo është hera e parë që Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë organizon “Festivalin Mbarëkombëtar Folklorik për Fëmijë” me mbështetje të Ministrisë së Kulturës.
ar.sh/BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: