KORÇE– Burgim i Përjetshëm. Ka qene ky vendimi i dhënë nga Gjykata e Korcës për autorin e masakrës së Gjonomadhit.  40 vjecarin Bashkim Latollari vrau në 7 janar të këtij viti të dashurën e tij Daniela Meçollari dhe bashkëshortin e saj, Belimonin, si dhe bashkëshortët Rexhep e Valentina Metollari. Në seancën e sotme, gjykata e Korcës ka deklaruar se janë provuar të treja akuzat e ngritura nga prokuroria, ndërsa në dhënien e vendimit është marrë parasysh edhe një rrethanë tjetër rënduese, ajo e kryerjes së krimit në prani të fëmijëve të mitur të familjes Mecollari.  Gjatë seancës Latollari është shfaqur i tensionuar, ndërsa ka kërkuar mëshirë nga gjykata.  Nga ana tjetër avokati i 40 vjecarit ka paraqitur versionin e tij para gjykatës, duke theksuar gjithashtu se B. Mecollari, ishte fryt i marrëdhënies mes Daniela Mecollarit dhe 40 vjecarit Latollari.

 

(ar.sh/d.b/News24/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb