KORÇË – Një 35-vjeçar nga Korça, që humbi 2000 euro në një kazino, gjeti një mënyrë të lehtë për të justifikuar humbjen në familje. Ai denoncoi në polici më datë 16 janar se i kishin vjedhur 2000 euro në shtëpi.

Policia e Korçës njoftoi se pas veprimeve hetimore u zbulua se ai i kishte humbur ato në një kazino. Pas kësaj, ndaj 35-vjeçarit ka filluar edhe procedimi penal në gjendje të lirë për kallëzim të rremë.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb