(foto ilustruese) KORCE – Dy persona janë lënduar pasditen e sotme në Korçë, si pasojë e përplasjes së 5 automjeteve dhe 1 biçiklete.

Ngjarja ka ndodhur në unazën e qytetit të Korçës, ndërsa mbeten ende të paqarta shkaqet e aksidentit masiv.

Burime nga policia e Korçës bëjnë të ditur se dy personat e lënduar u dërguan në spitalin rajonal, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ndërkohë ekspertë të policisë po punojnë për të zbardhur shkaqet e ngjarjes.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: