Çfarë shije ka Korea e Veriut? Me çfarë ushqehen në vendin ku gjithçka mungon? Kuzhinieri zviceran, Markus Arnold u mundua të gjejë përgjigjen në këtë pyetje, në vendin e ngjarjes.

Në fakt, ky angazhim i jashtëzakonshëm ka filluar rastësisht. Një miku i kuzhinierit zvicerian, Mark Arnold, i cili organizon rrugëtime nëpër Kore të Veriut, i ka bërë ofertë që në kuadër të një projekti, kuzhineri i njohur zviceran tu tregoj kolegëve të tyre koreanoverior, diçka nga shkathtësitë e tij. “Fjala ishte për projektin e jashtëzakonshëm: know-how transfer në rajonin e gastronomisë,” rrëfen Arnold për DW.

Kuzhinieri zvicerian nuk ka menduar për shumë kohë. Rast për tu njohur me gatimet tradicionale të Koresë së Veriut dhe njëkohësisht kolegëve tu tregohen teknikat e gastronomisë moderne. Arnold edhe ashtu udhëton për qejf dhe mbledhë erëza të reja, receta dhe tradita gastronomike të vendeve të ndryshme. Restoranti i tij “Steinhalle” në Bern, me një yll Michelini, është dëshmi e përkushtimit në punë.

Para udhëtimit për në Phenian, Arnold dërgoi listën e përbërësve për këtë projekt të përbashkët gastronomik. “Kam qenë i kujdesshëm që gatimet të cilat do ti përgatitim, të mos jenë shumë të shtrenjta dhe përbërësit që na duhen, të gjinden lehtë në Korenë e Veriut,” rrëfen kuzhinieri.

Por sapo arriti në Phenian, nga fundi i mujait janar, asgjë nuk i erdhi nga ajo që kishte porositur. Atëherë së bashku me bashkëpunëtorët shkoi deri tek tregu, dhe nikoqirët i gjetën gjithçka që i nevojitej. Gjë që nuk ishte edhe aq e thjeshtë.

“Kuzhina koreanoveriore është kuzhinë e përbërësve lokal. Produkte ushqimore që importohen, thuajse nuk ka. Gjithçka bazohet në atë që rritet dhe kultivohet në këtë vend: lloje të ndryshme të lakrës, kërpudhë, oriz dhe patate,” rrëfen Arnold. Por nga këta përbërës mund të përgatiten shumë gjëra.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb