Pheniani lëshoi një raketë balistike nga një nëndetëse që përshkoi një trajektore prej 500 kilometrash në drejtim të Japonisë.

Pheniani lëshoi një raketë balistike nga një nëndetëse që përshkoi një trajektore prej 500 kilometrash në drejtim të Japonisë, që përbën sipas ekspertëve një avancim të shpejtë në programet balistike koreanoveriore.

Distanca e përshkuar nga predha u ndoq edhe nga Shtabi i Përgjithshëm koreanojugor duke e tejkaluar trajektoren e përshkruar nga raketa e mëparshme balistike SLBM, që nuk i kaloi të 30 kilometrat, duke nxjerrë në pah epërsinë e Koresë së Veriut në planin teknik.

Kapaciteti i vërtetë i SLBM-së rrit ndjeshëm presionin e kërcënimit bërthamor koreanoverior përderisa Pheniani mund të ndërmarrë një strategji mbrojtjeje edhe përtej gadishullit korean.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: