NGA:MARIGLEN MERTIRI* TIRANE– Meteorologët parashikojnë ruajtjen e stabilitetit të temperaturave të hasura ditët e fundit edhe për Korrikun dhe Gushtin. Ndaj u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin daljet në orët e pikut. Eksperti Petrit Zorba nisur nga temperaturat që kaluam në muajin qershor deklaron se ato kanë qenë mbi normën mesatare ndërsa për muajin korrik e në vazhdim parashikon më shumë netë tropikale, çka do të thotë se temperaturat natën nuk zbresin nën 20 gradë celsius.

“Do te ketë stabilitet ne vlerat 36-38 grade, me pak mundësi për reshje, do vijojë kështu edhe fundjava dhe do te vijojnë temperaturat me mbi dy gradë mbi normë”, tha Zorba.

Eksperti Zorba parashikon dy problematika edhe gjatë sezonit veror rënien e zjarreve me probabilitet më shumë dhe valët e të nxehtit duke kërkuar mosekzpozimin pasi ka dëmtime në shëndet.
Profesori Petrit Zorba parashikon një thatësirë të shtuar këtë verë ndaj fermerët duhet ta marrin masa për të mbjellat dhe përdorimin e ujit të vaditjes me efikasitet.

Temperaturat 36-38 gradë celsius do të vijojnë edhe gjatë muajit Korrik dhe Gusht. Ky është parashikimi i meteorologëve të cilët deklarojnë se temperaturat e regjistruara edhe gjatë shtatorit janë mbi normë. Nga kjo situate ata shohin dy problematika rënien e zjarreve dhe valët e të nxehtit të cilat dëmtojnë moshën e tretë dhe fëmijët ndej bëjnë thirrje për shmangien e daljes në orët e pikut dhe kujdes nga zjarret.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb