TIRANE– Ish-kreu i ARRSH Dashamir Xhika do të merret sot në pyetje nga Prokuroria për Krimet e Rënda, pasi ndaj tij rëndon akuza për korrupsion.

Xhika, i cili u arrestua pak ditë më parë, akuzohet se ka abuzuar me fondet për rrugën Tiranë-Elbasan.

Gjykata e Krimeve të Rënda nisi procesin ndaj ish-drejtori i ARRSH-së, Dashamir Xhika dhe vartësve të tij, Aksel Qorduka dhe Alben Alite. Xhika akuzohet se ka shkelur ligjin duke shmangur Bordin e Autoritetit Rrugor për ndryshimin e një kontrate të firmosur në vitin 2011.

Xhika dyshohet po ashtu se ka kërkuar fonde shtesë pa bërë një studim për rrugën Tiranë-Elbasan. Nga provat e deritanishme thuhet se Xhika, Albens Alite dhe Aksel Qurduka gjatë kohës që ushtronin ka dyshime se kanë shpërdoruar detyrën dhe në bashkëpunim kanë bërë korrupsion pasiv.

Ndërkohë që Xhika po hetohet edhe për vjedhje dhe abuzime me tenderin e aksit rrugor Elbasan- Gjinar. Kallëzimi për abuzime ndaj Dashamir Xhikës u bë nga prokuroria e Elbasanit, konkretisht shpërdorim fondesh në ndërtimin e aksit rrugor Tiranë-Elbasan, më saktësisht në ndërtimin e rrugës së Gjinarit. Procedurat e rrugës së Gjinarit kanë nisur që në vitin 2009.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: