TIRANË- Megjithëse në takimet e tyre elektorale, dy kandidatët e dy forcave kryesore shkëmbejnë shpesh akuza, jashtë mikrofonit ata mund edhe ti japin ndonjë këshillë miqësore njëri-tjetrit. Kështu ka ndodhur sot para konferencës “Sfida dhe mundësitë për Tiranën” që organizoi Dhoma Amerikane e Tregtisë me 6 kandidatët për të zënë postin e kreut të Bashkisë së Tiranës.

Pa nisur ende konferenca kandidati i APPD-së, Halim Kosova dhe ai i ASHE-së Erion Veliajt, kanë shtrënguar duart dhe i kanë dhuruar madje edhe buzëqeshje njëri-tjetrit.. Kandidatët kanë zhvilluar edhe një dialog mes tyre, jashtë mikrofonëve që 11 ditë para zgjedhjeve, kur fushata është në kulmin e saj, nuk mund të rrinte pa u zbardhur nga gazetarët.

Veliaj ka qenë në këtë takim i shoqëruar nga zëvendësministri i Arsimit, Arbër Mazniku, ndërsa Kosova nga deputetja Jorida Tabaku. Me këtë rast, si edhe më i vjetër në moshë, Halim Kosova i ka dhënë një këshillë Veliajt.

JA BISEDA PA MIKROFON

Halim Kosova: Si je, mirë?

Erion Veliaj: Si të shkojnë punët?

Halim Kosova: Dëgjo një minutë. Që të mos heqësh sikletin që hoqa unë atë mikrofonin mos e vër në vesh, por mbaje në dorë.

Erion Veliaj: Unë improvizoj gjithmonë. (Veliaj i jep dorën Jorida Tabakut)

Erion Veliaj: Jorid si je ti?

(Halim Kosova i flet sërish Veliajt)

Halim Kosova: Ke fillu të më ngjash.

Jorida Tabaku: Edhe improvizon, edhe sajon. Hajde.

Erion Veliaj: Se di, por te lagjja jote kam thënë të vërtetën.

Jorida Tabaku: Jo jo. Te imja jo njëherë.

 

(m.k/e.j/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb