Nën/kryetari i LSI-së, Luan Rama, ka marrë një çertifikatë mirënjohjeje nga Kosova. Rama ka marrë statusin e veteranit të UÇK për kontributin e dhënë gjatë luftës së Kosovës.

Në një postim në Facebook, Rama ka postuar dokumentin e Qeverisë së Kosovës që i njeh atij statusin e kotribuesit gjatë luftës.

Çertifikatën, Rama thotë se e ka marrë në dorë, nga miku i tij Sadik Halitja.

“Kosova, “gjaku im që nuk falet” siç e quan poeti, më ka bërë një nder të madh e të veçantë; më ka akorduar çertifikatën “Veteran Luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, të cilën ma solli miku im që prej vitit 1992, “Hasimi”, emri i luftës i Sadik Halitjahës!” shkruan Rama në fb.

Luan Rama shpreh mirënjohje e nderim për të gjithë luftëtarët e UÇK-së, duke theksuar se pa gjakun e tyre, sakrificat, privacionet e luftës nuk do të kishim sot Kosovën e lirë e të pavarur.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: