PRISHTINE- Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar lidhur me mungesën e ftesës për shtetin e tij për të marrë pjesë në samitin e Banjalukës në Bosnjë.

Përmes një postimi në Twitter Hoxhaj tha se duke mos e ftuar Kosovën në takimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, Bosnja po promovon vlera anti-Evropiane dhe politikë përjashtuese e cila e dëmton bashkëpunimin rajonal.

“Duke mos e ftuar Kosovën në samitin e Banjallukës, Bosnja po promovon vlera anti-Evropiane dhe politikë përjashtuese, duke e dëmtuar kësisoj bashkëpunimin rajonal. Anulimi i pjesëmarrjes nga Maqedonia dhe Shqipëria është përgjigjja më e mirë ndaj një politike të tillë, që tregon edhe se politika e jashtme e Bosnjës është e varur direkt nga Serbia”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: