KOSOVË- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka përgëzuar qytetarët e Kosovës për kulturën e lartë demokratike që kanë treguar sot në mbajtjen e zgjedhjeve lokale.

“Mbarëvajtja e zgjedhjeve të sotme ishte një sukses i radhës në forcimin e demokracisë dhe shtetit tonë.
Përgëzoj të gjithë qytetarët e Kosovës që treguan kulturë të lartë demokratike, organizatorët, partitë politike, monitoruesit dhe mediet që ishin të palodhshëm për të siguruar një proces zgjedhor që përmbush të gjitha standardet evropiane”, shkruan Presdenti i Kosovës.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb