FRANCE –Stallat e bagëtive në një fermë në Mulhouse të Francës, qytet në kufi me Zvicrën, janë kthyer në vendstrehim për qindra kosovarë, që po kërkojnë një jetë më të mirë në Francë.
Televizioni “Francë 3” i ka kushtuar një reportazh gjendjes së mjerueshme në të cilën ndodhen refugjatët kosovarë, të cilët kanë braktisur vendin e tyre për të jetuar në Francë. Refugjatët janë të detyruar të flenë në stalla prej afro një muaji, ndërsa rreth 150 persona çdo ditë i telefonojnë numrit të emergjencës për të kërkuar ndihmë për shkak të problemeve me shëndetin.
Edmond Hoxha, azil kërkues nga Kosova thotë se për shkak të gjendjes së keqe ekonomike kanë braktisur gjithçka.
“Do ta durojmë këtë situatë sepse s’ka kthim mbrapa” -thotë ai për “Francë 3”.
Sipas “Francë 3”, vetëm të premten në mbrëmje, 30 janar 2015, në stacionin e autobusëve në Prishtinë afro 800 kosovarë kishin prerë biletat për tu larguar fillimisht drejt Serbisë, e më pas drejt vendeve të BE-së.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: