Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, e kërkuar nga LDK dhe Alternativa dhe VV, do të mbahet sot në orën 12:00.

Lajmin e ka bërë të ditur Glauk Konjufca nga VV pas mbledhjes së kryesisë së Kuvnedit.
“Do të ketë seancë të jashtëzakonshme pas një ore, në orën 12:00. Ne presim që aty do të jetë edhe qeveria”, tha ai.

Më herët, Kryesia e Kuvendit të Kosovës u mblodh për të shqyrtuar kërkesën e grupeve parlamentare të Vetëvendosjes dhe LDK-së, për mbajtje të seancës së jashtëzakonshme.

VV dhe LDK kanë kërkuar që sot të mbahet seancë e jashtëzakonshme në ora 12:00, me arsyetim për shkak të mungesës së debatit në seancën e 9 shtatorit, lidhur me programet programore të qeverisë së Kosovës 2017-2021.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: