GREQI– Greqia nuk ka arritur marrëveshje me Maqedoninë për të marrë diçka si kompensim nga BE.

Kështu ka deklaruar ministri i Jashtëm Grek Nikos Kocijas në një intervistë për televizionin ‘Antena’ duke iu përgjigjur pretendimeve të ish deputetit të “Grekëve të pavarur” Dimitris Kamenos se përmes marrëveshjes, Greqia ka marrë në këmbim lehtësime ekonomike nga BE.

Shefi i diplomacisë greke ka përgënjeshtruar akuzat duke thënë se marrëveshja e arritur mes palëve është bërë për shkak të sigurimit të paqes në të dyja vendet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: