SHKUP– Gjatë ditës së sotme një grup qytetarësh protestuan para Ministrisë së Jashtme dhe Qeverisë në Shkup kundër vizitës së shefit të diplomacisë greke Nikos Kotzias në Maqedoni.

Protestuesit kërkuan edhe ndërprerjen e bisedimeve për emrin. Protestuesit kanë vazhduar marshin edhe para hotelit ku qëndron Kotzias.

Nesër në orë 09:00 janë paralajmëruar protesta të tjera para Ministrisë së Jashtme.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: