GREQI– Shefi i Diplomacisë greke, Nikos Kotzias ka deklaruar se zgjidhjet janë zgjidhje me kompromis, por kërkon nga pala maqedonase më shumë pragmatizëm dhe realizëm për t’u gjetur një zgjidhje.

Kjo deklaratë vjen pas takimit të tij me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Gutiérrez.

Kotzias nuk shprehet optimist, por as pesimist, por thotë se ka vullnet për të gjetur një zgjidhje rreth çështjes së emrit.

Sipas tij, në të dy vendet ka forca që parapëlqejnë zgjidhje sipas dëshirës së tyre, por në marrëdhëniet ndërkombëtare nuk ka zgjidhje të tilla.

“Unë them se jam as optimist e as pesimist, por kam vullnet të gjej zgjidhje. Por duhet edhe pala tjetër të ketë pragmatizëm dhe realizëm që të gjindet zgjidhja. Zgjidhjet janë zgjidhje me kompromis. E di që shumë fuqi në të dyja shoqëritë do preferonin zgjidhje sipas vullnetit të tyre, por në mardhëniet ndërkombëtare nuk ekzistojnë zgjidhje të tilla”, thotë Kotzias.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb