Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Ministri grek, Kotzias: U thashë miqve evropianë të mos krijojmë një “Gruevski të dytë”

kotz

GREQI– Gjatë një interviste për “EurActiv”, ministri i jashtëm i Greqisë Nikos Kotzias ka deklaruar se qeveria e re në Maqedoni ka qetësuar retorikën dhe ka një komunikim më korrekt, por asgjë nuk ka ndryshuar ende në marrëdhëniet me Athinën rreth çështjes së emrit.

Ai thotë se gjatë vizitës së tij në Shkup në gusht, do të bisedojë me ministrin e Jashtëm maqedonas, Nikola Dimitrov, për çështjet që nuk kanë qenë të hapura në takimin e Athinës, në mes të cilave, me siguri se do të jetë edhe çështja e mosmarrëveshjeve rreth emrit.

“Problemi me Shkupin nuk është se ajo ka këtë apo atë qëndrim. Problemi është diçka që edhe vetë Evropa duhet që ta kuptojë. Evropa duhet që në një mëmyrë të qartë dhe të mirë t’i edukojë liderët në Shkup për konceptin e kompromisit politik dhe për kulturën e koncenzusit politik. Kur u emërova ministër i punëve të jashtme, u thashë të gjithëve se që në një farë mënyre nuk duhet t’i lejojmë, sepse sjelljen e papërshtatshme ndaj nesh, do ta zbatojnë në politikën e brendshme. Ne të gjithë e pamë se si Gruevski aplikoi të njëjtin koncept në vendin e vet” – thotë Kotzias.

Ai gjithashtu ka theksuar se ai miqve të tij në BE u ka thënë që të mos krijojnë “Gruevski të dytë”, sepse Zaev i ka të gjitha kushtet për të kuptuar dhe për t’u hapur drejt një zgjidhje reale.

“Ne do të punojmë për këtë zgjidhje dhe unë shpresoj se do të marrim përgjigje pozitive dhe do të shmanget përzerja e palëve të treta, të cilat do ta rëndonin edhe më shumë qasjen në këtë problem”, thotë Kotzias.

(d.d/BalkanWeb)


Komente ( 6 )

  • Maqedonia eshte shtete artificial, kriminele, koruptiv. Shkelja e marreveshjes se Ohrit eshte nje nga problemet me te medha qe duhet zgjidhur,sa per zgjidhjen e emrit do kete probleme edhe me shume se tani. Qellimi i grekeve eshte shtyrja e zgjidhjes se problemit qe te kene kohe me shume ne dispozicion por kjo nuk do ju mjaftoje. Ne anen tjeter influenca ruse ka per qellim te destabilizoje Maqedonine per shkak te nderhyrjes te USA ne balllkan.

  • Ceshtje e emrit nuk do te zgjidhet shpejt,sepse as greket dhe as sllavo-“maqedonet”nuk duan qe ta zgjidhin kete problem qe po vazhdon ka me shume se dy dekada.Sllavet nuk e pranojne ndryshimin e emrit,se po e bene kete gje,atehere identiteti I tyre(i vjedhur)do te mare fund. njekohesisht udheheqesit sllavo-maqedone nuk duan qe te hyne ne BE. Kurse greket kane freke nga e verteta dhe I tremden hyrjes se”maqedonise ne BE,e cila me vone do te kerkoje bashkimin e Maqedonise”greke”!

  • Dmthn bjeri ti bjem pune kurvash sipas elbasanasit

  • VELLEZER SHQIPETARE
    NUK E KENI KUPTUAR AKOMA SE ZGJITHJA E EMRIT ESHTE THJESHTE
    MASHTRIM
    E GJITHE PUNA ESHTE SE ME ZGJIDHJEN E EMRIT ESHTE FUTJA NE NATO
    MAQEDONASIT NUK DUAN TE FUTEN NE NATO
    NJE HYRJE NE NATO DO TE THOTE SE NUK KA ME MAQEDONI POR SHQIPERI
    NE MEST JANE EDHE SERBET E RUSET TE CILET NUK DUAN QE NATO TE AVANCOJE EDHE NE MAQEDONI
    PRA ESHTE LOJE GREKE,RUSE,MAQEDONASE,SERBE,
    A E KUPTONI SE KY ESHTE MASHTRUSE
    CFARDO LLOJE EMRI NUK I PRISH PUNE GREQISE POR JANE GJERAT QE VIJNE PRAPA

  • Po ky plehra ngeli duke folur,duke i bere te gjitha tokat greke.
    Fuck

  • Problemi me i keq i kesaj bote eshte arroganca e me te fortit qe kujton se eshte superior ne cdo pikepamje, madje edhe moralisht. Te tjeret, me te dobetit, jane te mire nese i nenshtrohen ketyre. Ne te kundert, kane probleme, duhen edukuar, duhen trajtuar, duhen kuruar.

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.