MAQEDONI- Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Kotzias do të vizitojë Maqedoninë nesër, më 31 gusht, mje ftesë të homologut maqedonas Nikolla Dimitrov.

Gjatë kohës së vizitës, ministri Nikos Korzias do të takohet edhe me kryeministrin Zoran Zaev, ministrin për Euro-integrime, Bujar Osmani, ndërsa në Kuvend do të takohet me Talat Xhaferin dhe shefat e grupeve të deputetëve.

Ministri Nikos Kotzias do të pritet gjithashtu edhe nga Presidenti Ivanov.

Në kuadër të kësaj vizite, Manifesti i Maqedonisë dhe Kongresi Botëror Maqedonas organizojnë një protestë të qetë.

Protesta e qetë do të mbahet para Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë në ora 10:00, ndërsa vendi ku do të mblidhen është fontana para kishës “Shën Mëria”.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: