TIRANË- Gjyqtarja e Apelit Vlorë Brikena Ukperaj (Lubonja) drejt rikonfirmimit në detyrë. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka zhvilluar sot seancën dëgjimore, ku janë lexuar edhe raportet e ILDKPI dhe DSIK.

KPK i përbërë nga Xhensila Pine, Valbona Sanxhaktari dhe Etleda Çiftja ka lexuar raportin për gjyqtaren Brikena Ukperaj dhe sipas ILDKP ajo nuk ka fshehur pasurinë. Në këtë raport thuhet se Ukperaj s’bëri deklarim të rremë të pasurisë.

Valbona Ukperaj (6)

“Sipas raportit të ILDKPI, Brikena Ukperaj justifikon pasurinë. Ukperaj ka apartament me vlerë 44 mijë euro në Selitë. Edhe sipas DSIK, Brikena Ukperaj e përshtatshme për detyrën”, tha relatorja e çështjes. Vendimi për gjyqtaren Brikena Ukperaj do të jepet më 25 qershor.

Valbona Ukperaj (4)

Valbona Ukperaj (3)

Gjyqtarja Brikena Ukperaj (Lubonja) e ka filluar karrierën në sistemin gjyqësor në vitin 2006 me mbarimin e Shkollës së Magjistraturës. Ajo ka ushtruar funksionin e gjyqtares në Gjykatën e Tiranës, në atë të Lushnjes dhe prej nëntorit 2016 është anëtare e Gjykatës së Apelit në Vlorë.

Brikena Ukperaj (Lubonja) është subjekti i 16 që përballet me procesin e vetingut.
Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtares Brikena Ukperaj (Lubonja) nga viti 2006 deri në fund të vitit 2016.

Brikena-Ukperaj-Lubonja

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administratimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriatin i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se gjyqtarja Ukperaj zotëronte rreth 247 mijë lekë pasuri përpara fillimit të detyrës në vitin 2006. Në fund të vitit 2016, pasuria familjare e saj kap vlerën e 7.7 milionë lekëve ku pjesën kryesore të rritjes e përbën blerja e një apartamenti.

Në vitin 2012, gjyqtarja ka blerë një apartament në Selitë të Tiranës me vlerë 44 877 euro. Burimi i kësaj pasurie është një kredi bankare prej 5 milionë lekësh si dhe 9 mijë euro hua të marrë nga prindërit, shumë e cila rezulton e pashlyer deri në fund të vitit 2016.

Paralelisht me apartamentin, gjyqtarja e Apelit zotëron likujditete në bankë në vlerën e rreth 400 mijë lekëve si dhe pasuri të luajtshme në rreth 1 milion lekë.

Të ardhurat familjare të gjyqtares Brikena Ukperaj (Lubonja) për periudhën deklaruese kapin vlerën e 13.7 milionë lekëve, ku pjesa dërrmuese përbëhet nga paga e saj dhe e bashkëshortit.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin artimetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik mbi 11 deklarata pasurie, të cilat rezultuan të gjitha pa probleme.

Duke qënë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo mbulohet me burime të ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.

Deklarata e pasurisë para fillimit të detyrës
[embeddoc url=”https://www.balkanweb.com/site/wp-content/uploads/2018/06/Brikena-Ukperaj-Lubonja-deklarata-e-pasurisë-Para-fillimit-të-detyrës.pdf”]

Deklarata e pasurisë për vitin 2006
[embeddoc url=”https://www.balkanweb.com/site/wp-content/uploads/2018/06/Brikena-Ukperaj-Lubonja-deklarata-e-pasurisë-së-vitit-2006.pdf”]

Deklarata e pasurisë për vitin 2007
[embeddoc url=”https://www.balkanweb.com/site/wp-content/uploads/2018/06/Brikena-Ukperaj-Lubonja-deklarata-e-pasurisë-së-vitit-2007.pdf”]

Deklarata e pasurisë për vitin 2008
[embeddoc url=”https://www.balkanweb.com/site/wp-content/uploads/2018/06/Brikena-Ukperaj-Lubonja-deklarata-e-pasurisë-së-vitit-2008.pdf”]

Deklarata e pasurisë për vitin 2009
[embeddoc url=”https://www.balkanweb.com/site/wp-content/uploads/2018/06/Brikena-Ukperaj-Lubonja-deklarata-e-pasurisë-së-vitit-2008-1.pdf”]

Deklarata e pasurisë për vitin 2010
[embeddoc url=”https://www.balkanweb.com/site/wp-content/uploads/2018/06/Brikena-Ukperaj-Lubonja-deklarata-e-pasurisë-së-vitit-2010.pdf”]

Deklarata e pasurisë për vitin 2011
[embeddoc url=”https://www.balkanweb.com/site/wp-content/uploads/2018/06/Brikena-Ukperaj-Lubonja-deklarata-e-pasurisë-së-vitit-2011.pdf”]

Deklarata e pasurisë për vitin 2012
[embeddoc url=”https://www.balkanweb.com/site/wp-content/uploads/2018/06/Brikena-Ukperaj-Lubonja-deklarata-e-pasurisë-së-vitit-2012.pdf”]

Deklarata e pasurisë për vitin 2013
[embeddoc url=”https://www.balkanweb.com/site/wp-content/uploads/2018/06/Brikena-Ukperaj-Lubonja-deklarata-e-pasurisë-së-vitit-2013.pdf”]

Deklarata e pasurisë për vitin 2014
[embeddoc url=”https://www.balkanweb.com/site/wp-content/uploads/2018/06/Brikena-Ukperaj-Lubonja-deklarata-e-pasurisë-së-vitit-2014.pdf”]

Deklarata e pasurisë për vitin 2015
Brikena Ukperaj (Lubonja)-deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë për vitin 2016
[embeddoc url=”https://www.balkanweb.com/site/wp-content/uploads/2018/06/Brikena-Ukperaj-Lubonja-deklarata-e-pasurisë-së-vitit-2016.pdf”]

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb