TIRANË- Ndërsa dje në media u publikua një dokument që vërtetonte se kreu i KQZ-së, Klement Zguri i kishte njoftuar anëtarët e tjerë për dokumentacionin e prokurorisë në lidhje me kryebashkiakun e PD-së Agron Kapllanaj, çka hidhte poshtë kërkesën e socialistëve, të tjera fakte zbulohen sot.

“BalkanWeb” mëson se për dënimin e Kapllanajt ka pasur dijeni edhe ish-kreu i KQZ-së, Denar Biba, i cili në një deklaratë të datës 19.02.2017, u shpreh se z. Kapllanaj me disa funksionarë të tjerë, kishte shënime në formular por që nuk ishte në kushtet e heqjes së mandatit.

Ky është një tjetër fakt që hedh poshtë pretendimet e PS-së se çështja e Kapllanajt nuk ishte marrë në shqyrtim nga KQZ.

Sipas shkresës së Prokurorisë së Përgjithshme, Kapllanaj ishte rehabilituar në vitin 2016, dhe për këtë arsye nuk duhej t’i hiqej mandati. Por në mbledhjen e KQZ-së ku u shqyrtua çështja, nënkryetari i KQZ, Biba tha se mandati i Kapllanajt duhet të ishte hequr në vitin 2016 ndërkohë që shkresat e publikuara nga KQZ tregojnë se Prokuroria e Përgjithshme me shkresën e datës 21.02.2017 i ka kërkuar t’i vihen në dispozicion formularët e vetëdeklarimit të 30 subjekteve të përmendura në deklaratën e zëdhënësës së KQZ-së në datën 19 shkurt.

Vetëm një ditë më pas, kryetari i KQZ-së në atë kohë, Denar Biba i ka kthyer përgjigje Prokurorisë me shkresën e datës 22.02.2017, me nr/prot 1218/1, ku i thotë se; “… KQZ- ka konstatuar me bindje të plotë se të dhënat e deklaruara të funksionarëve publik, sipas deklaratës për shtyp të datës 19.02.2017, nuk përfshihen brenda sferës së ndalimeve të parashikuara nga neni 2 i ligjit 138/2015. Në vlerësim të KQZ të dhënat e disponuara nuk përbënin shkak për verifikim të thelluar nga Prokuroria e Përgjithshme”.

dokumenti 34

dokumenti 35

dokumenti 36

dokumenti 39

dokumenti 32

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: