Një shqiptar 34-vjeçar, i cili shpërndante drogë në klubet e natës së Iraklion të Kretës, u arrestua nga policia greke.

Fillimisht shqiptarit, i cili bashkëpunonte me një grek 56-vjeçar, iu gjetën 15 gram heroinë, por pas kontrollit në shtëpi atij iu gjet një inventar i madh: 3 kg heroinë, 84 gram kokainë, 420 tableta droge, si dhe iu sekuestruan 3290 euro. Shqiptari e shpërndante drogën me makinë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb