BEOGRAD-Presidenti i Federatës Serbe të Futbollit, Tomislav Karaxhiç, ka pranuar në një intervistë për gazetën “Blic”, se kishte menduar se Serbia do të përjashtohej për shkak të asaj që ndodhi në ndeshjen me Shqipërinë më 14 tetor. Sipas numrit një të futbollit serb, situata ishte shumë e rënduar, edhe pse ai theksoi se kishte një komunikim të mirë me presidentin të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka. “Para ndeshjes, ne kishim një komunikim normal dhe të qetë me homologun tim shqiptar.

Ai është një biznesmen që importon mallra edhe nga Serbia. Diçka e çuditshme ishte rreth mbërritjes së shqiptarëve në Beograd, pasi ne nuk dinim asnjë detaj. Në këto kushte, ne u treguam të kujdesshëm, pasi nuk e dinim sesi mund të rridhnin ngjarjet. Ne kontrolluam shitjen e biletave. Në veri ua dhamë shkollave dhe klubeve të futbollit, ndërsa në jug, disa prej grupimeve të tifozërisë sonë. Nëse do të kishim nxjerrë në shitje të lirë të gjitha biletat dhe ato të kishin përfunduar në duart e atyre në Lindje, do të kishte ndodhur një gjakderdhje”, ka thënë fillimisht Karaxhiç, duke lënë të kuptohej se prania e tifozëve kosovarë në stadium mund të ishte shoqëruar me ngjarje tragjike.

Telefonata me Blaterin Ndonëse ai nuk flet direkt për vendimin e Komisionit të Disiplinës së UEFA-s, duket qartësisht se mendon që Serbia ka marrë shumë më tepër sesa meritonte. Rreziku i përjashtimit ka qenë shumë real pas telefonatës që kishte marrë nga Sep Blater gjatë ndeshjes së 14 tetorit. Nëse UEFA dhe federata serbe kanë mbyllur sytë para fakteve të pakundërshtueshme të dhunës së ushtruar ndaj futbollistëve shqiptarë, Karaxhiç ka pranuar hapur gjithçka. “Në fushë hyri një grup prej rreth 60 personash, që ne e dimë se cilët janë. Sapo ata dolën nga fusha, më telefonoi Blater dhe më tha: ‘Bogdanov ka hyrë në fushë!’.

Pas ndeshjes mendova se do të na përjashtonin. Bogdanov, një karrige në fushë, tifozët, turma para tunelit me lojtarët e tyre… Pra, skenari ishte ai i një ndeshjeje të ndërprerë”, pranoi kreu i federatës serbe, duke sqaruar gjithashtu se ditën pas ndeshjes kishte dhënë dorëheqjen. Ai i kishte kërkuar ish-futbollistit Dejan Stankoviç ta zëvendësonte, por ky i fundit kishte refuzuar. Kjo ishte arsyeja pse ai kishte qëndruar ende në detyrë, për të mbyllur mandatin si president i federatës. Sipas tij, Serbia duhet t’i kërkojë zgjidhjet te vetja, pasi aktualisht nuk ka një kombëtare të nivelit të kërkuar. “Duhet të krijojmë një skuadër që arrin rezultate, pasi nuk jemi të kënaqur. Jemi të bindur se mund të lëmë pas vetes dy skuadra nga grupi. Nëse nuk mund të renditemi para Shqipërisë dhe Armenisë, atëherë nuk ka kuptim të shkojmë në Europian. Unë pres që të paktën do të jemi në ‘play off’ sepse nuk ka më falje nëse nuk kualifikohemi. Ne nuk kemi nevojë për fjalë të manipuluara, por për rezult
(d.b/PanoramaSport/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb