Presidenti i ri i FIFA-s, Gianni Infantino gjatë turneut që po zhvillon në Amerikën Latine ritheksoi objektivin e tij për të rritur numrin e skuadrave pjesëmarrëse në fazën finale të Kupës së Botës nga 32 në 40, një risi kjo që padyshim i shkon për shtat edhe vendeve si Shqipëria që do të kenë më shumë shanse për t’u bërë pjesë e botërorit.

“Ideja është që ta nisimin me formatin e ri në 2026. Po flasim me gjithë botën e futbollit, përfshirë edhe lojtarët. Do t’u japim shumë skuadrave mundësinë për të marrë pjesë dhe shumë të tjerave të ëndërrojnë një vend për në fazën finale”.

Rritja e numrit të skuadrave në botëror, ishte një ndër “kuajt e betejës” së Infantinos në programin elektoral për presidencën e Fifa-s dhe pas zgjedhjes dëshiron të mbajë premtimin duke e çuar nga 32 në 40 numrin e skuadrave në fazën finale të Botërorit 2026.

Çështja për t’u zgjidhur është se si do të ndahen 8 skuadrat që shtohen për 6 Konfederatat.

Aktualisht 32 vendet në dispozicion janë 4 vende për Azinë, plus një play-off me një nga skuadrat e Amerikës së Veriut, Afrika ka 5 vende, Europa 13, Amerika e Jugut ka 4 vende plus një play-off me një nga skuadrat e Oqeanisë, Amerika e Veriut 3 vende plsu një play-off dhe Oqeania vetëm një play-off.

Me siguri nga 8 skuadrat që shtohen do të shkojnë nga një për çdo Konfederatë, ndërsa dy vendet që mbeten me shumë mundësi do të jenë të rezervuara për Konfederatat më të rëndisishme, Uefa-n dhe Conmbeol të Amerikës së Jugut.

Mbetet për t’u përcaktuar edhe formati me dy pista që janë më të mundshmet.

E para parashikon 8 grupe me nga 5 skuadra, me dy të parat që kualifikohen dhe pastaj 1/8 do të zhvillohen si tani për një total prej 96 ndeshjesh në botëror.

E dyta parashikon 10 grupe me nga 4 skuadra, që kualifikojnë dy të parat e çdo grupi për një total 20 skuadra.

Në 1/8 shkojnë vetëm 16 skuadra kështu që do të kualifikohen direkt dy të dytat më të mira të fazës në grupe ndërsa të gjitha skuadrat e tjera që kanë përfunduar grupin në vendin e dytë do të ndeshjen në një raund kualifikimi që do të nxirrte dhe 4 skuadra të tjera, pra 4 skuadra plus dy më të mirat e dyta dhe 10 të parat e çdo grupi për të formuar tablon e 1/8 me 16 skuadra.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb