TIRANE- Vdekja e bosit të Cosa Nostra, Toto Riina, ka qenë sot kryefjala e mediave italiane, është trajtuar gjerësisht edhe në Shqipëri.

Duke marrë shkas nga vdekja e liderit historik të mafias italiane, kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi, bashkë me disa pjesëtarë të partisë së tij kanë bërë disa homazhe para Kryeministrisë.

Ka qenë vet Këlliçi ai që ka publikuar në faqen e tij të ‘Facebook’-ut një mesazh, bashkë me fotot, ku shihet foto e Toto Riinos dhe qirinj e lule. Këlliçi shkruan se sot Rama humbi idhullin e tij frymëzues.

“Një tragjedi e rende goditi sot qeverine! I shprehim ngushellimet me te sinqerta Edi Rames per humbjen e idhullit te tij frymezues. Qeveria e Edi Rames nuk ka me asnje dallim nga Cosa Nostra e Toto Rines!”, citohet në mesazhin e Këlliçit.
23561755_10155624721080325_5567592806248492237_n

23621230_10155624721085325_1183793663047912707_n

23621587_10155624721075325_4634777270821363552_n
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb