BERLIN- Kreu i Forumit Rinor tw Partisë Demokratike (FRPD) Belind Këllici ka zhvilluar një vizitë në Berlin me ftesë të Junge Union (forumi rinor i CDU/CSU) dhe Fondacionit Konrad Adenauer Stiftung. Gjatë vizitës së tij Këllici ka zhvilluar takime me zyrtarë disa zyrtare gjermanë, konkretisht me Florian Feyerabend, Drejtor per Europen Juglindore prane Konrad Adenauer Stiftung, Hans-Joachim Falenski, Keshilltar per Marredheniet me Jashte i CDU/CSU, me Paul Ziemiak, Kryetar i Junge Union dhe anetar i Komisionit te Marredhenieve me Jashte ne Bundestag dhe Mark Hauptmann, Kryetar i grupit parlamentar te deputeteve te JU ne Bundestag.

Në fokus të takimeve kanë qenë zhvillimet politike në Shqipëri, duke nisur nga situata ekonomike, arsimi e deri tek emigrimi, organizimi i Akademisë Politike te FRPD, si dhe ikja e trurit nga Shqipëria.
thumbnail_PHOTO-2018-06-24-16-37-28
“Rasti i ministrit te brendshëm Fatmir Xhafaj, vellai i te cilit është i denuar me 7 vjet burg për trafik droge ne Itali, si dhe lirimi i Saimir Tahirit, i konsideruar si peshk i madh nga çdo ndërkombëtar, janë raste flagrante te cilat kane një ndikim tejet negativ ne rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE”- ka thënë kreu i FRPD.

Drejtuesit e FRPD kane diskutur edhe për thellimin e bashkëpunimit mes FRPD dhe Junge Union. Drejtuesit e FRPD zhvilluan gjithashtu takime dhe ne qytetin e Dresdenit me Sekretarin e Pergjithshem te CDU per Shtetin e Saksonise, Aleksander Dierks Mdl dhe Kryetarin e Junge Union, Tom Unger. FRPD thotë se se shpejti drejtues te larte te CDU dhe Junge Union do te vizitojne Shqiperine per te forcuar edhe me tej marrëdhëniet tona te bashkëpunimit.
PHOTO-2018-06-24-16-37-28_5
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: