Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ishte i pranishëm në Austri në kongresin e 26 të Forumit Rinor i Partise Popullore Austriake “Junge OVP”.

Në këtë kongres u zhvilluan zgjedhjet per pasuesin e Sebastian Kurz, i cili e drejtoi kete organizate rinore qe prej vitit 2009.

“Pata rastin ta uroj personalisht z. Kurz per fitoren e zgjedhjeve, mandatimin e tij si kryeminister i Austrise dhe ta falenderoj per mbeshtetjen qe i ka dhene Shqiperise gjate mandatit te tij 4 vjecar si Minister i Jashtem,” shkruan Belind Këlliçi.

“Sebashku me Sekretarin e Marredhenieve me Jashte te FRPD Besart Xhaferrin, morem pjese ne kongresin e 26 te Junge ÖVP (Forumi Rinor i Partise Popullore Austriake), kongres ne te cilin u zhvilluan zgjedhjet per pasuesin e Sebastian Kurz, i cili e drejtoi kete organizate rinore qe prej vitit 2009.

Pata rastin ta uroj personalisht z. Kurz per fitoren e zgjedhjeve, mandatimin e tij si kryeminister i Austrise dhe ta falenderoj per mbeshtetjen qe i ka dhene Shqiperise gjate mandatit te tij 4 vjecar si Minister i Jashtem.

Kurz shprehu angazhimin e tij per te vijuar mbeshtetjen ndaj Shqiperise tashme si Kryeminister i Austrise dhe ndaj PD e FRPD, si pjese e familjes se madhe te PPE dhe YEPP. Ai na garantoi se si shtet anetar i BE, vemendje te vecante do te kete ndaj politikave per te rinjte, fuqizimit te tyre si dhe krijimit te mundesive per arsimim dhe punesim. Ne pozicionin e kryetarit te Junge ÖVP u zgjodh Stefan Schnöll,” shkruan Këlliçi.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: