Kreu i Grupit parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosjes, Glauk Konjufca tha se gjatë leximit të raportit të Bashkimit Evropian ka hasur në dy fjalët më të përdorura në gjuhën angleze, termi ‘early stage’ do të thotë janë hapat më të e tyre të parë dhe termi i dytë ‘weak’, i dobët. Ai tha se këto dy terme përdoren për shumë fusha, duke filluar prej arsimit e deri tek mbikëqyrja që e ka Parlamenti mbi Qeverinë.

Ai tha se përdorimi i këtyre dy termave është shqetësuese, shkruan tg. “Unë kam arritur t’i nxjerr 22 përfundime shumë të rëndësishme e që dua t’i ndaj me ju. Sistemi gjyqësor është në fazë të hershme, pra ‘early stage’.

Vet sistemi i drejtësisë karakterizohet në hapat e tij të parë. Institucionet e gjyqësorit ende mbeten të cenueshme nga ndikimi politik. Termi anglisht që përdoret është ‘politika influence’ dhe kapacitetet e gjyqësorit nuk qëndrojnë mirë, çka do të thotë kjo. Kjo është me të vërtetë e tmerrshme. Sepse ne kemi sistem të drejtësisë që 17 vjet. Pas 17 viteve që ke filluar me ndërtua sistem të drejtësisë, me të ardhur një raport i vlerësimit të BE-së që thotë se je duke i hedhur hapat e parë. Kjo do të kishte qenë deri diku e pranueshme në vitin 2004, por në vitin 2018, kjo është me të vërtetë e papranueshme dhe duhet të jetë një lloj alarmi i cili duhet të na vejë në lëvizje të gjithëve”, tha Konjufca.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: