TIRANE- Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko ka reaguar sot në lidhje me krijimin e Gjykatës Speciale në Kosovë. Në një mesazh në rrjetin social “Facebook”, Majko deklaroi se kjo gjykatë nuk ka si të shmanget, pasi bëhet fjalë për statusin e shqiptarëve në Rajon.

“Diskutimi për Gjykatën Speciale në Kosove nuk ka si të shmanget. Ai nuk është vetëm juridik por ne një mënyrë apo tjetër po diskuton statusin e shqiptareve ne rajon. Debati është edhe politik por po ashtu prek statusin ndërkombetar të Kosovës. Duke mirëkuptuar cilindo që ka rezerva te ndershme karshi formimit të kësaj Gjykatë dëshiroj ti shpreh konsideratën time por jo përkrahjen. Shkurtimisht, dëshiroj të them se krijimi i Gjykatës Speciale në Kosovë nuk ka te bëjë vetëm me rregjimin juridik të brendshëm të shtetit të Kosovës. Ne se do te ishte vetëm kështu… do të isha në krah të kundërshtareve të kësaj gjykate. Por, nuk është kështu! Për të ardhmen e shtetit të Kosovës krijimi i kësaj gjykate ka të bëjë me statusin ndërkombëtar të saj.”, citohet në mesazhin e Majkos.

Nga ana tjetër si theksoi se debati politik që është ngritur në lidhje me këtë çështje po prek statusin ndërkomëbtar të Kosovës.

“Është e qartë se në këtë proces të nisur në fund do të kemi, në çdo rast, një Gjykate Speciale. Çështja shtrohet ne se ngritja e saj do te behet sipas propozimit amerikan dhe europian apo sipas variantit rus. Varianti i pare përkon me pranimin e Gjykatës Speciale i cili në procedurë është ajo e një shteti sovran qe vendos me vota ne Kuvendin e vet. Varianti rus eshte ai i “kryqezimit” nderkombetar te Kosoves ne Kombet e Bashkuara duke zhvlehtesuar investimin per statusin e saj ne marredheniet nderkombetare. Ne kete proces me konkluzion te njejte ceshtja shtrohet ne se Kosova do te vendose si nje shtet sovran apo do te pranoje statusin e nje “fshati nderkombetar” qe deshiron ti ofroje varianti rus…”, thuhet në reagim.

Më tej ai shton se: “Rrugetimi i statusit te shtetit te Kosoves ka ecur dhe po ecen ne nje rruge te ngushte ku kthesat nuk jane komoditet. Mundesite jane vetem dy. Te ecet perpara ose e kunderta. Per kombet e vegjel si shqiptaret koeficienti i gabimit ne histori nuk eshte problem i procedures por matet me kohen e humbur. Gjykata Speciale fton deputetet e Kosoves te bejne nje akt te diskutueshëm në raport me funksionimin e nje shteti normal. Por, nga ana tjeter ai është padiskutim i nevojshem per te ruajtur statusin nderkombetar te shtetit. Ne cdo rast dhe per cdo shtet, e dyta vendos per te paren. Balanca e një veprimi ne dukje te padrejte në emër të së ardhmes e bën votimin e Gjykatës Speciale perulesisht te detyrueshem. Historia i ka mësuar shqiptaret se heroizmi ne një beteje te humbur është metafore e Luftës së Kosovës ndodhur shekuj me parë. Sigurisht.”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: