TIRANE – Zv/kryeministri Niko Peleshi fton të rinjtë e Diasporës të investojnë dijet dhe përkushtimin e tyre për Shqipërinë moderne, që siç tha ai, duhet të jetë në axhendën e gjithsecilit. Gjatë fjalës së tij në konferencën e organizuar me rastin e krijimit të Unionit të të rinjve të Diasporës, z/kryeministri Peleshi theksoi se Shqipëria ka nevojë për dijet e të rinjve dhe modele suksesi.
“Të ndryshojmë imazhin e Shqipërisë në botë. Shqipëria ka sot dhe do të ketë nevojë për dijet tuaja. Shumë prej jush janë edukuar në universitetet më të mira të botës, kemi nevojë për këto dije. Kemi nevojë për modelin e suksesit. Shqipëria e re dhe moderne duhet të jetë axhenda e gjithsecilit. Duhet që kudo ku jemi, që nga një bisedë me një të huaj për Shqipërinë, ku ne na duhet të shtojmë mesazhet dhe informacionet për Shqipërinë, deri te kontributi i drejtpërdrejtë përmes investimit të dijeve për Shqipërinë. Le ta kemi në mendje, në zemër dhe në planin tonë të punës Shqipërinë moderne.”- deklaroi Peleshi.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: