POGRADEC- Një krim i rëndë ka ndodhur në Pogradec. Sipas informacioneve të para, një 49-vjeçar ka vrarë me mjete të forta bashkëshorten e tij.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Blacë, në orët e para të mëngjesit ku shtetasi Bashkim Mekolli, 49 vjeç, për motive të dobëta, dyshohet të ketë vrarë me sqepar dhe thikë në banesë, bashkëshorten e tij shtetasen Demirke Mekolli, rreth 49 vjeçe.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie për të zbuluar rrethanat e ngjarjes. Autori i dyshuar i ngjarjes po shoqërohet në Komisariatin e Policisë. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: