SHKODER- Një krim i rëndë brenda familjes ka tronditur mesditën e kësaj të shtune qytetin e Shkodrës. Raportohet se xhaxhai Bujar Kuçi, për arsye ende të panjohura, ka qëlluar me thikë, duke i shkaktuar vdekjen nipit të tij, Mirsad Kuçi.

Nga të dhënat e para të policisë thuhet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të teatrit “Migjeni”.

Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje dhe po hetohet për të zbardhur shkaqet e këtij krimi të rëndë. Ndërkohë që BalkanWeb sjell edhe pamjet e para nga vendngjarja.

vrasje ne shkoder 2

vrasj ene shkoder 1

vrasje ne shkoder

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb