Senati kolumbian miratoi sot një reformë kushtetuse për krijimin e një sistemi të posaçëm gjyqësor për krimet e luftës, element kyç i marrëveshjes së paqes mes qeverisë dhe rebelëve të FARC-ut.

Senati miratoi reformën me 60 vota pro dhe dy kundër, sipas një deklarate. Teksti ishte miratuar më parë nga deputetët kolumbianë.

Reforma përcakton një mekanizën të quajtur “sistemi i integruar i drejtësisë, së vërtetës, rindërtimit dhe mospërsëritjes, që përfshin tre mekanizma, një komision për të vërtetën, një njësi për kërkimin e personave që rezultojnë të zhdukur gjatë konfliktit mes FARC dhe forcave qeveritare, dhe një gjykatë speciale për paqen (JEP).

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: