TIRANË- Gjykata e Krimeve të Rënda ka rrëzuar kërkesën e avokatit të Emiljano Shullazit për ndryshim të trupës së gjyqtarëve në tre, sipas kodit të procedurës penale të ndryshuar në kuadër të reformës në drejtësi.

Gjykata ka vendosur që procesi ndaj Shullazit të vijojë me 5 gjyqtarë. Ky vendim është dhënë me arsyetimin se çështja Shullazi ka ardhur në shqyrtim kur nuk ishin vendosur ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale.

Avokati i Emiliano Shullazit i kërkoi gjykatës që në procesin ndaj klientit të tij të zbatohen ndryshimet ligjore.
“Nëse nuk veprohet sipas ligjit të ri, procesi do të ndikohet”, deklaroi avokati Vladimir Meçe.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb