TIRANE- Një krim brenda familjes ka tronditur mbrëmjen e sotme Tiranën, ku një grua humbi jetën, ndërsa e plagosur mbeti kunata e saj. Shkak për ngjarjen dyshohet të ketë qenë një konflikt mes autorit Kasëm Lila dhe gruas së tij Afize. Pas sherrit ai ka marrë armën e zjarrit, çifte, dhe ka qëlluar në drejtim të gruas së tij, por kunata ka ndërhyrë për të ndarë çiftin dhe ka mbetur e plagosur në shpatull.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30, në fshatin Çoçaj, në Ndroq.

Dy gratë, Zyra Lila, 50 vjeç, dhe Afize Lila, 47 vjeç, janë dërguar në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës, por kjo e fundit nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.

Sakaq, drejt Ndroqit janë nisur forcat e policisë të cilat kanë bërë të mundur arrestimin në banesë të autorit të krimit, Kasëm Lila, si dhe kanë sekuestruar çiften me të cilën ai qëlloi ndaj dy grave.

Para disa vitesh, autori i ngjarjes është operuar nga tumori kokë. Ndërsa kohët e fundit ka shfaqur shenja depresioni, pas prej 3 javësh i kishin ndërprerë kempin.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: