NGA AURORA KOROMANI* TIRANE – Nuk kishim probleme me pronat, i kishim zgjidhur këto probleme shumë kohë më parë.” Kështu shprehet bashkëshortja e Hasan Hoxhës, 31- vjeçarit që afro dy javë më parë u vra nga xhaxhai i tij në fshatin Mullet të Tiranës. Xheni Hoxha, në një intervistë për “Gazeta Shqiptare” shprehet se, nuk e di arsyen se përse është vrarë bashkëshorti i saj, por shton se ai nuk është vrarë nga xhaxhai (Besimi) për arsye pronësie. “Atë ditë që ka ndodhur ngjarja, Hasani dhe xhaxhai nuk kanë bërë sherr fare, as më parë.

Gjërat kishin shumë kohë që ishin sqaruar. Mendojmë se ka qenë diçka momentale dhe as ne vetë nuk dimë se çfarë emri t’i vëmë”, – shprehet nusja e Hasan Hoxhës, e cila pret që të bëhet nënë. Hasani u vra në 3 prill nga xhaxhai i tij, Besimi, i cili, pas ekzekutimit me çifte të nipit të tij, vrau edhe veten. Nga hetimet paraprake u tha se shkaku i krimit të dyfishtë ishte një konflikt pronash që babai i 31-vjeçarit, Enveri kishte me vëllanë e tij, Besimin. Por, familjarët e mohojnë këtë pistë gjatë komunikimit me “Gazeta Shqiptare”.
Çfarë ka ndodhur mëngjesin e ditës kur ndodhi ngjarja?

Gjithçka ka nisur normalisht, si gjithë ditët e tjera normale. Jemi zgjuar në mëngjes dhe secili është bërë gati për të shkuar në punën e tij. Madje në shtëpi, në momentin që ka ndodhur ngjarja kam qenë vetëm unë, nëna dhe kunata ime. Hasani nuk ka qenë brenda në shtëpi, por ka qenë jashtë dhe ai është vrarë afro 200 metra larg shtëpisë sonë. Bashkëshorti juaj, ka bërë ndonjë debat me xhaxhain, Besimin, ditën e ngjarjes apo edhe më parë? Jo, Hasani nuk ka bërë fjalë me xhaxhain e tij. Ata nuk janë zënë, as atë ditë dhe as më parë.

Intervisten e plote mund ta lexoni sot ne Gazeta Shqiptare

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: