VLORE- Policia e Vlorës jep versionin zyrtar për krimin e rëndë që tronditi fshatin Gjorm në Vlorë, kur Artion Shenaj qëlloi me kallashnikov shokun e tij Mariglen Memaj. Sipas policisë, autori pas krimit është larguar nga lokali dhe ka vrarë veten në banesën e xhaxhait të tij, ku dyshohet me po të njejtën armë zjarri.

Informacion paraprak

Në fshatin Gjormë në një lokal shtetasi A.Sh., rreth 33 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri duke e lënë të vdekur shtetasin M.M., 35 vjeç dhe më pas është larguar nga lokali dhe ka vrarë veten në banesën e xhaxhait të tij, ku dyshohet me po të njejtën armë zjarri.

Shërbimet policore janë në vendin e ngjarjes ku po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: