TIRANE- Ngjarja e rëndë e tre ditëve më parë në Fier, kur Drini Derveni, qëlloi për vdekje me pistoletë të dashurën e tij, Ermira Arapi, dhe më pas vrau edhe veten me një plumb në kokë, shkak i të cilës dyshohet të jetë bërë sherri për shtatzaninë e Ermirës nuk është zbardhur ende e plotë.

Ndërkohë që për autorin dimë që ishte baba i dy fëmijëve, një nga miqtë e tij, ish­banori i Big Brother Ilir Beqiri, e kujton përmes një statusi në rrjetin social Facebook dhe tregon anën tjetër të Drini Dervenit.
iliri-bb6-0001
Duke shprehur dhimbjen për ndarjen e tij nga jeta, Iliri kujton momentet e bukura që kanë kaluar së bashku:

”R.I.P Drini Derveni. Do kujtojmë me lot në sy festën te shtëpia që ngritëm lagjen në këmbë. Ndodhinë me profesor Bert Toskën. Mbrëmjen e maturës e telljet me duart e Nik Topuzit e shumë e shumë të tjera. Më vjen keq që nuk të erdha në funeral miku im dhe si nuk erdhi kurrë ajo telefonatë për birra në Tiranë. Të qoftë dheu i lehtë dhe tu kesh lën uratën Betës dhe vajzave. Lamtumirë mik”.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb