SHKODER- Policia e Shkodrës ka dhënë informacione zyrtare mbi atentatin që ndodhi sot në mesditë në qendër të qytetit, ku u plagosën 3 persona.

Nga sulmi me armë zjarri mbetën të plagosur Doni Lisi, Enrik Prenushi si dhe Elona Çurku. Burime zyrtare nga policia dyshojnë se dyshohet se autori/ët mund të largohen në drejtim të Malit të Zi.

Raportohet se Enrik Prenushi ka mbetur i plagosur aksidentalisht, pasi objektiv ka qenë Lisi dhe vajza me të cilën ishte shoqëruar. Nga burime pranë spitalit të Shkodrës, Doni Lisi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi dyshohet se ka marrë plumba në pjesën e gjoksit. Sakaq, vajza, e cila ka marrë plagë në këmbë dhe kalimtari fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën për jetën.

Informacioni i policise
Me datë 15.07.2017, rreth orës 13;00, kemi marr njoftim se ka të shtëna me armë, perballë Teatrit Migjeni. Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje ku dhe kanë konstatuar se janë plagosur me armë zjarri shtetasit: D. L. 32 vjeç, i cili ndodhet në gjëndje të rëndë për jetën dhe dyshohet të ketë qenë edhe objekti i këtij sulmi. L. T. 25 vjeçe jashtë rrezikut për jetën, E. P. 59 vjeç, jashtë rrezikut për jetën të cilët kanë qënë kalimtare te rastit. Autori/ët janë larguar me shpejtësi me një automjet në drejtim të Shirokës. Nga policia e Shkodrës eshte bere e mundur gjetja e armes se zjarrit dhe automjeti i autorit/eve. Janë ngritur pika te shumta kontrolli dhe po behet krehja e zones per identifikimin dhe kapjen e autorit/ve dhe sqarimin e rrethanave te ngjarjes. Po bashkëpunohet me Policinë Kufitare pasi dyshohet se autori/ët mund të largohen në drejtim të Malit të Zi.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: