NGA ANILA JOLE*
ATHINE-Dëshmitarët në Greqi thonë se që nga data 25 janar një ikonë e Jezu Krishtit, e kryqëzuar, në një kishë në Asprokambos, ka nisur të “qajë”. Edhe vetë metropolitani Dionisi i Korintit, ka parë Krishtin të lëshojë nga sytë një substancë të lëngshme. Kleriku tha se do të informojë Sinodin e Shenjtë, dhe do të ftojë shkencëtarët për ta shqyrtuar këtë fenomen, ndërkohë që mostra nga lëngu do të dërgohen në laborator për analiza. Peshkopi Dionis tha se ai nuk dëshiron të bëjë komente para se fakti të analizohet nga ekspertët, duke vënë në dukje se në çështjet e besimit, të gjithë duhet të jenë shumë të kujdesshëm. Megjithatë, Deily Mail, nuk ka ngurruar të bëjë komentet e veta dhe ta lidhë këtë dukuri me fitoren e SYRIZA-s në Greqi, në datën 25 janar. Sipas saj, Krishti filloi të qajë që kur SYRIZA mori pushtetin në Greqi.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb