TIRANË-Deputeti socialist Ben Blushi në “Studio e Hapur” kritikoi ashpër situatën ne shëndetësi. Sipas tij, premtimi për shëndetësi falas nuk është bërë realitet, nderkohe që mungesa e ilaceve po con njerëzit drejt vdekjes.

Ai tregoi rastin e një zonje që i kërkoi ndihmë, pasi e motra që ishte me kancer prej një muaji priste në radhë tek spitali Onkologjik për të marrë ilaçin që mungonte. Blushi tha se paratë po përdoren për fasada dhe koncesione 10-vjecare.

“Para tri ditësh më ka marrë në telefon një zonjë. Ishte ora 8 e 30 e mëngjesit. Më tha duke qarë se po më vdes motra. Më tha se ishte me kancer dhe se dozën e ilaçit nuk ia japin. Shkova vetë në spital. Në procesin e Kimion ishin në radhe rreth 200 persona. Ilaçi thoshte se nuk ka ilaç, por s’po flasim për një aspirinë. Hyra brenda në spital, mbasi kalova një radhe të madhe, takova mjekët dhe thanë se nuk ka ilaç. Pas ditë ditësh Rama shkon në këtë spital, dhe nxori në foto ‘Onkologjikun’ e lyer dhe muret e lyera. Një dozë kushtonte 400 mijë lekë. Pasi shkuam nëpër disa farmaci nuk e gjetëm medikamentin. Më vonë e kishte gjetur vetë bashkëshorti i pacientes, nuk e di se në çfarë rruge. Ne mund të shërojmë njerëzit që vdesin pa ilaçe, por kjo është e padrejtë. Nëse do jem kreu i PS apo dhe asgjë, nuk do jem ky që është sot, që mburret me muret, në një kohë që njerëzit vdesin për ilaçe”.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb