TIRANE– Pas kritikave të kreut të grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili lidhur me projektligjin për “Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare”, ka reaguar ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati.

Ky i fundit nga foltorja e Kuvendit tha se Vasili në kohën që ka qenë ministër i Drejtësisë, kur LSI ishte në koalicion me PS-në, ishte pro këtij projektligji.

“Kur ishte ministri i Drejtësisë kolegu u shpreh në favor të ligjit ku ishte anëtar i kabinetit qeveritar. Nuk kishte asnjë pakënaqësi. Është krejt normale kur njeriu kalon nga njëra anë në anën tjetër të tavolinës të ndryshojë mendimin. Dje një koleg tjetër foli me tone kritike për censusin, ndërsa sot një koleg e mburri. Konventa kuadër të Këshillit të Europës përcakton qartë këtë ligj. Nuk ka koncept zonash minoritare. Nuk ka zonë minoritare. Sot për sot mbi bazën e standardeve ndërkombëtare, konventa flet për ato koncepte që pasqyrohen besnikërisht në ligj. Njoha e minoriteteve në këtë ligj nuk do të thotë se këto pakica kanë të njëjtën karakteristikë dhe të njëjtat të drejta dhe s’kanë dallime mes tyre.”, tha Bushati.

Duke iu pergjigjur Vasilit, ministri Ditmir Bushati tha se të dhënat e censusit janë të qarta dhe pakicat etnikë janë një fakt.

“Ky pr.ligj është firmosur nga 4 ministra dhe sot vijnë këtu për të luajtur me këtë çështje. Nëse ligji për konsultim publik kërkon që një projekt të qëndrojë 20 ditë në tabelën e konsultimit ky pr/ligj ka qëndruar 40 ditë. Në këtë dokument janë të listuar të gjitha qëndrimet me ekspertët dhe tani thuhet të mos e miratojmë sot po të presim. Cili është standardi tjetër? Të dhënat e censusit janë të qarta, pakicat etnike janë më pak se 2%. Të vish këtu dhe të kesh fobi dhe të dëshmosh fobi ndaj pakicave dhe konventës kuadër që i trajton të gjitha nuk do të thotë që ato janë të barabarta. Pakicat etnike janë fakt. Boshti orientues i debatit të sotëm duhet të jetë tradita jonë dhe kushtetuta shqiptare.”- tha Bushati.

Vasili replikoi sërish duke thënë se: “Dikush tha se pakicat etnike kanë të drejta të ndryshme. Debati konsumohet në mënyrë publike. Argumentet që ca ministra kanë firmosur dhe ca jo nuk është për auditorin e parlamentit dhe nuk duhet të bjerë në të tilla vulgaritete. Shkencetaret ne se jane te vertete apo jo nuk e ben do nje minister qe nuk ka bere asnje dite shkence””- tha Vasili.

(ed.me/d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: