TIRANE- Dalja e Anxhela Peristerit me një dekolte të bollshme në emisionin e pasdites tek Rudina Magjistari shkaktoi shumë debat në publik, aq sa edhe vetë moderatores i ra në sy dhe e thumboi me fjalët “Sa freskët, sa freskët paske ardhur”.

Por pas këtij momenti ishin të shumta portalet që shkruajtën duke e kritikuar për dekoltenë e saj shpërthyese. Të gjithë këtë presion duket se këngëtarja nuk e ka mbajtur dot duke reaguar me një status ironik.

“Si nuk ma ngriti njeri bluzën te Rudina, se për pak do dilja topless. Nejse ju mos u mërzisni kaq shumë se nuk e bëj më,. o e kem mëndjen këtej e tutje”,- shkruan Anxhela në Instagram.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb