Kriza institucionale ka mbërthyer Britaninë e Madhe dhe Rusinë që pas helmimit të kolonelit Sergej Skripal, ish-agjent i KGB, i cili është në luftë me jetën në spital bashkë me të bijën në qytetin anglez Salisbury.

Palë britanike pretendon se në këtë ngjarje ka dorë Rusia dhe si rrjedhojë po mendohet edhe tërheqja e kombëtares ‘Tre Luane’ nga Botërori rus që zhvillohet këtë verë.

Tani për tani është konfirmuar se kombëtarja e futbollit nuk do të shoqërohet nga një delegacion dhe me shumë mundësi do të mungojnë edhe tifozët për shkak se janë paralajmëruar incidente të dhunshme me huliganët rusë.

Ndërkohë, trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, deklaroi: “Ne e japim për të sigurt se të gjithë duan të luajnë në Kupën e Botës, por nuk është kështu. Detyra ime është të përgatis ekipin, të grumbulloj futbollistët dhe të mendoj për atë që ndodh në fushën e lojës. Personalisht mendoj se duhet të marrim pjesë, por nuk jam unë ai që vendos. E vetmja gjë që ka rëndësi është siguria e skuadrës tonë dhe tifozëve që do të na shoqërojnë. Secili prej lojtarëve që nuk ka siguri për të ardhur në Rusi, duhet të ma thotë dhe unë do të respektoj vendimin e tij, pa marrë asnjë masë.”

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb