MAQEDONI- Pas një debati disa orësh kryesia qendrore e BDI-së vendosi sonte që firmat e deputetëve t’ja jep LSDM-së në mbështetje të Zaevit për formimin e qeverisë.

Kryesia qendrore e BDI-së vendosi që t’i japë firmat e 10 deputetëve të saj, kryetarit të LSDM-së Zoran Zaev, si mandatar për krijimin e kabinetit të ri të qeverisë maqedonase.

Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani tha pas mbledhjes se fakti që vendosën të japin nënshkrimet nuk do të thotë se ka një marrëveshje për koalicion qeveritar dhe se bisedimet do të vazhdojnë pas kësaj me LSDM-në.

Osmani tha se përveç formimit të Qeverisë me LSDM-në alternativ tjetër është edhe mundësia tjetër për të mbetur në opozitë sepse qëllimi i tyre është realizimi i programit dhe jo pjesëmarrja me çdo kusht në Qeveri. Mbledhjet kryesisë së BDI-së do të vazhdojnë në ditët në vijim.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: